Raiffeisen Insurance Broker Kosovo
Raiffeisen Insurance Broker është kompani e specializuar në ndërmjetësimin e kontratave të sigurimit. E themeluar në vitin 2013 nga udhëheqës të Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Leasing në Kosovë, kompania ka filluar operimin në tregun e Kosovës në vitin 2015. RIBK ishte kompania e parë që prezantoi ndërmjetësimin e sigurimeve në tregun vendor dhe që nga ajo kohë, ka shtrirë operimin në të gjithë territorin e Kosovës dhe shërben mbi 20,000 klientë.
Gjatë viteve, Raiffeisen Insurance Broker ka ndërtuar një organizatë të konsoliduar me portofol të gjerë shërbimesh dhe me një proces të vazhdueshëm digjitalizimi, duke u përshtatur me nevojat e klientëve. Kompania gëzon bashkëpunim me kompanitë më kredibile të sigurimeve në Kosovë, ofron zgjidhje konkurruese dhe kontribuon vazhdimisht në ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e sigurimeve në shoqërinë kosovare.
Si ndërmjetës (broker) me përvojë në industrinë e sigurimeve, Raiffeisen Insurance Broker udhëheq klientët gjatë gjithë procesit, duke filluar nga përzgjedhja e policës më të përshtatshme, dhe një nga aspektet më të vlefshme të shërbimit është mbështetja gjatë trajtimit të dëmeve, ku kompania vepron si përfaqësuese e klientëve, duke mbrojtur interesat e tyre dhe siguruar që të drejtat e tyre të respektohen plotësisht