
Jetë më e qetë me mbrojtje financiare për familjen
Sigurimi i jetës është një hap i mençur drejt mbrojtjes financiare të familjes, në çdo situatë të paparashikueshme.
Jetë e sigurt, familje e mbrojtur – gjithmonë një hap përpara
Mbrojtje gjithëpërfshirëse
Bashkëpunojmë me partnerë të dëshmuar në treg për t’ju sjellë mbrojtje të besueshme dhe produkte me cilësi të lartë, në çdo hap të marrëveshjes suaj.
Siguri për të ardhmen
Në rastet më të vështira, sigurimi i jetës garanton që familja juaj ose përfituesit të kenë mbështetje financiare të menjëhershme.
Zgjidhje fleksibile
Zgjidhni llojin e sigurimit që ju përshtatet – me kushte të kuptueshme dhe asistencë profesionale gjatë gjithë kohës.

Sigurimi i jetës së kredimarrësit
Sigurimi i jetës së kredimarrësit mbron familjen tuaj nga barra financiare në rast humbje jete apo aksidenti, duke shlyer kredinë në rast humbje jete apo aksidenti, pa i lënë detyrime bankare.
Apliko tani dhe përfito çmim preferencial me dy paketa:
Gold – mbulon shumën e mbetur të kredisë
Gold+ – përfshin edhe dëmshpërblim për këstet e paguara.

Sigurimi i jetes ndaj aksidenteve
Sigurimi i jetës nga aksidentet ofron mbrojtje financiare në rast humbje jete apo paaftësie si pasojë e aksidenteve. I përshtatshëm si për individë, ashtu edhe për biznese, ky sigurim mund të personalizohet sipas nevojave të stafit apo strukturës së kompanisë.
Apliko tani dhe përfito mbulim të plotë me çmim preferencial, në katër paketa të ndryshme: Basic, Basic+, Bonus dhe Bonus+ – secila me nivel të ndryshëm përfitimesh dhe mbulimi sipas zgjedhjes suaj.
Pse Raiffeisen Insurance Broker Kosovo?
Ka shumë arsye pse Raiffeisen Broker është partneri i duhur kur kërkoni mbrojtje të sigurt dhe të besueshme. Këto janë avantazhet kryesore:
Zgjidhje të personalizuara
Sigurime për shëndetin, jetën, pronën dhe veturën – të dizajnuara posaçërisht sipas stilit tuaj të jetesës dhe nevojave konkrete që keni.
Partnerë të besueshëm
Punojmë me kompanitë më të sigurta të sigurimeve në treg, për t’ju garantuar mbrojtje afatgjatë dhe cilësi të lartë në çdo produkt që zgjidhni.
Mbështetje e plotë
Nga këshillimi fillestar për të zgjedhur sigurimin e duhur, deri te përgatitja e dokumentacionit dhe asistenca në rast dëmi, jemi gjithmonë pranë jush.