Skip to main content

Gjithmonë në anën tuaj!

Zgjidh sigurimin që të duhet – për jetën, shëndetin, shtëpinë apo veturën. Mbrojtje e sigurt, me procedurë të lehtë dhe të përshtatur për ty.

Çfarë e bën Raiffeisen Insurance Broker të veçantë?

Partner të sigurt

Bashkëpunojmë me partnerë të besueshëm për të ofruar zgjidhje sigurimi cilësore dhe të personalizuara për çdo nevojë.

Besueshmeri e lartë

Mbi 20,000 klientë aktivë kanë zgjedhur sigurimet tona për shëndetin, jetën, pronën apo veturën – të krijuara për të pasqyruar stilin e jetesës dhe për t’iu përshtatur nevojave tuaja specifike.

Përkrahje nga fillimi në fund

Qoftë në zgjedhjen e sigurimit të duhur apo për ndihmë, jemi pranë jush me udhëzim, dokumentim dhe zgjidhje të shpejta.

Sigurimi që ju duhet në një vend

Zgjidhni policen e sigurimin që ju duhet – për jetën, shëndetin, shtëpinë apo veturën – gjithçka në një vend dhe sipas nevojës tuaj.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të qarta për pyetjet më të shpeshta.

Çmimi i një police sigurimi varet nga disa faktorë, si lloji i sigurimit, vlera e pasurisë që dëshironi të siguroni, periudha e mbulimit dhe risqet që përfshihen. Ne punojmë me disa kompani sigurimesh për t’ju ofruar ofertën më të përshtatshme për nevojat tuaja.

Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të kuptoni opsionet në dispozicion dhe të zgjidhni sigurimin që përputhet me stilin tuaj të jetesës apo aktivitetin tuaj biznesor. Ne marrim parasysh buxhetin, nevojat dhe nivelin e rrezikut për të rekomanduar zgjidhjen më të mirë.

Dokumentet varen nga lloji i sigurimit, por zakonisht përfshijnë:

  • Letërnjoftim/ID
  • Dokument që vërteton pronësinë (p.sh. certifikatë prone, librezë veture, etj.)
    Formular aplikimi i plotësuar (që mund të realizohet edhe online)
  • Stafi ynë do ju udhëzojë në çdo hap për të mbledhur dokumentet e nevojshme.

Po, ne ju ndihmojmë të ndryshoni kompaninë e sigurimeve në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë. Krahësojmë ofertat nga partnerët tanë dhe ju propozojmë opsionet më të përshtatshme, pa pasur nevojë të negocioni drejtpërdrejt me çdo kompani.

Në rast dëmi, ju keni dy mundësi për të paraqitur kërkesën për kompensim:Përmes Raiffeisen Broker:

  1. Na kontaktoni sa më parë pas ndodhjes së dëmit.
  2. Ne ju udhëzojmë për dokumentet e nevojshme si: formulari i dëmit, fotografi, raport policor (nëse kërkohet), etj.
  3. Ne e dorëzojmë kërkesën tek kompania e sigurimeve dhe ndjekim procesin në emrin tuaj.
  4. Ju mbajmë të informuar në çdo hap deri në zgjidhjen e plotë të kërkesës.

Drejtpërdrejt në kompaninë e sigurimeve:
Nëse dëshironi, mund të paraqisni vetë kërkesën për kompensim pranë kompanisë ku keni policën aktive. Kontaktet dhe udhëzimet gjenden zakonisht në policën tuaj të sigurimit.

Pse Raiffeisen Insurance Broker Kosovo?

Ka shumë arsye pse Raiffeisen Broker është partneri i duhur kur kërkoni mbrojtje të sigurt dhe të besueshme. Këto janë avantazhet kryesore:

Zgjidhje të personalizuara

Sigurime për shëndetin, jetën, pronën dhe veturën – të dizajnuara posaçërisht sipas stilit tuaj të jetesës dhe nevojave konkrete që keni.

Partnerë të besueshëm

Punojmë me kompanitë më të sigurta të sigurimeve në treg, për t’ju garantuar mbrojtje afatgjatë dhe cilësi të lartë në çdo produkt që zgjidhni.

Mbështetje e plotë

Nga këshillimi fillestar për të zgjedhur sigurimin e duhur, deri te përgatitja e dokumentacionit dhe asistenca në rast dëmi, jemi gjithmonë pranë jush.