Për cfarë lloj të sigurimit jeni të interesuar

Sigurimi nga Autopërgjegjësia/ Kasko

 

Duke marrë parasyshë faktin që po jetojmë në një botë e cila është në lëvizje kontinuele, pothuajse në të gjitha aktivitetet tona ditore është e përfshirë dhe vetura. Aksidentet mund të ndodhin dhe të afektojnë veturën tuaj, juve dhe pjesëmarres të tjerë në trafik. Prandaj është shumë e rendësishme që ju të keni një policë sigurimi kasko e cila do ti mbulojë humbjet nga ndodhitë e paparashikuara.

Me Raiffeisen Insurance Broker ju mund të zgjedhni ofertat për sigurimin Kasko, TPL dhe TPL+ me konkuruese në tregun tonë.

Polica e sigurimit Kasko mbulon vjedhjen e veturës dhe dëmët materiale te shkaktuara nga:

 

  • Goditjet me automjete te tjera, ose me ndonjë objekt tjetër të lëvizshem apo të pa levizshem
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat natyrore
  • Dëmtime në parkim (pa autor)
  • Dëmtime nga aktet keqdashëse
  • Mbulimi jashtë vendit

 

Polica e sigurimit TPL është e obliguar me ligj. Ky lloj sigurimi është shumë i rëndësishem në rast se aksidenti ndodh si pasojë e gabimit tuaj.

Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.