Për cfarë lloj të sigurimit jeni të interesuar

Misioni/Vizioni

E ardhmja nuk është e panjohur, e ardhmja është një siguri, një kohë që në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në të tashmen. E nesërmja, sa hap e mbyll sytë, bëhet Sot.

Suksesi nuk është më një cështje kohe, por më tepër një cështje e vendimit dhe veprimit.Në këtë kontekst, shqetësimi I ekipit të Raiffeisen Insurance Broker është për të mbrojtur sukseset tuaja, si dhe t’ju këshillojë për një të ardhme të sigurt të biznesit tuaj.

Ne identifikojmë dhe vlerësojmë nivelin e rrezikut, kundrejt te cilit kompania juaj mund të jetë e ekspozuar, dhe ju propozojmë masat e nevojshme të cilat duhet të zbatoni në mënyrë që të minimizoni atë. Në të njëjtën kohë, rekomandojmë sigurime adekuate për ju.

Përvoja jonë në fushën e sigurimeve dhe bashkëpunimi me disa prej kompanive më me renome në tregun tonë, na mundësojnë të ndëmjetësojmë pako (oferta) të sigurimeve të cilat do t’u përshtateshin juve dhe kompanisë tuaj.